Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Balluku ka administruar 12 miliardë euro me telefon, është kapur në flagrancë


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se ajo është “kapur në flagrancë” përmes komunikimeve të zbuluara së fundmi dhe se ka administruar një buxhet prej 12 miliardë eurosh në mënyrë informale.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha tha se Balluku duhet të ishte në burg dhe e akuzoi për keqpërdorim të fondeve publike përmes komunikimeve të pakontrolluara.

Ai shtoi se shqiptarët nuk do ta falin këtë situatë, duke përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

“Nëse Veliaj është në burg, Rama dhe Lubi Balluku duhet të jenë 10 herë para tij në burg. Ajo është kapur në flagrancë me ato mesazhe. I administronte miliardat me telefon, ky palloshi, ai ashtu, etj. A do i falin shqiptarët ata? Nuk i falin para këtij realiteti shkatërrimtar për vendin e tyre,” u shpreh Berisha.