Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërim për reshje intensive dhe rrezik përmbytjesh gjatë javës në të gjithë vendin



Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar qytetarët për një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike gjatë ditëve në vijim, duke paralajmëruar reshje intensive shiu dhe dëbore në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave të përditësuara nga IGJEO dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, nga data 17 deri më 20 nëntor 2025, pritet një situatë e vështirë meteorologjike që përfshin të gjithë territorin.

Parashikimi i motit

E hënë, 17 nëntor

  • Shkodër, Lezhë, Vlorë – reshje mesatare deri lokalisht intensive.

  • Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Gjirokastër – reshje të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

  • Qarqet e tjera – reshje të dobëta, me rritje intensiteti në orët e pasdites.

E martë, 18 nëntor

  • Shkodër, Kukës, Vlorë, Gjirokastër – reshje intensive deri shumë intensive.

  • Lezhë – reshje intensive.

  • Dibër, Durrës, Tiranë – reshje mesatare deri lokalisht intensive.

  • Qarqet e tjera – reshje të dobëta deri mesatare.

  • Në të gjithë vendin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

E mërkurë, 19 nëntor

  • Reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin.

  • Shkodër, Kukës, Vlorë, Gjirokastër – reshje intensive deri shumë intensive.

  • Qarqet e tjera – reshje mesatare deri intensive.

E enjte, 20 nëntor

  • Ulje graduale e intensitetit të reshjeve.

  • Shkodër, Vlorë, Gjirokastër – reshje të dobëta deri mesatare.

  • Qarqet e tjera – reshje të dobëta.

Në zonat mbi 400 metra lartësi në veri, lindje dhe juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke rritur rrezikun e ngricave dhe vështirësive në qarkullimin rrugor.

Situata në basenet ujore

Sipas parashikimeve:

  • Fierzë – 150–200 mm reshje

  • Koman – Vau i Dejës – deri në 300 mm reshje

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon të gjitha strukturave:

  • Marrjen e masave parandaluese për shmangien e përmbytjeve

  • Gatishmëri të plotë për reagim të menjëhershëm

  • Koordinim të ngushtë ndërinstitucional

  • Rritje të gatishmërisë së bashkive në nivel maksimal

Strukturat e emergjencave civile do të informojnë publikun në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe nivelin e riskut. Qytetarët e zonave të prekura këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.