Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania e Holanda fitojnë me goleada e kualifikohen në botëror


Gjermania ka shpartalluar rivalin direkt Sllovakinë 6-0 duke u ngjitur në krye të renditjes e duke u kualifikuar direkt në botëror. Miqtë nga ana e tyre shkojnë në play-off. Në ndeshjen tjetër në grup, që kishte veç vlerë statistikore, Irlanda e Veriut mundi ngushtë Luksemburgun 1-0.

Holanda bëri si duhet detyrën në fushën e saj ndaj Lituanisë të cilën e mundi 4-0 duke salduar kreun dhe kualifikimin direkt në botëror. Në ndeshjen tjetër, Polonia mundi Maltën në transfertë, por mbeti në vendin e dytë që e çon në play-off.

Çekia u tregua e pamëshirshme me Gjibraltarin duke e shpartalluar 6-0 megjithatë rezultati nuk kishte ndonjë vlerë të madhe duke qenë se vendi i parë ishte marrë nga Kroacia ndërsa çekët shkojnë në play-off.

Kroacia mundi Malin e Zi në fushën e këtij të fundit 3-2 dhe mendon për botërorin.