
Ministria e Drejtësisë i ka dërguar një kërkesë Zvicrës për ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen “Buka”. Gjyqtarja e GJykatës së Posaçme Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tirana.
Ditën e djeshme gjykata vendosi vijimi e procesit në mungesë ndaj Ahmetajt. Avokati Henrik Ligori tha se për këtë dosje, ndaj klientit të tij nuk ka asnjë masë sigurie.
Për këtë dosje për z.Ahmetaj nuk ka asnjë masë sigurie. Masa është për efekt të një procedimi tjetër.”, tha ai.
Ahmteaj akuzohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit 7 miliardë lekë, gjë të cilën ai e ka kundërshtuar duke thënë se, përkundrazi, veprimet e tij i kanë kursyer miliarda lekë buxhetit.