Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Sa herë që Berisha thirret në prokurori, PD organizon protesta


Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se PD kishte kërkuar mocion me debat për buxhetin e vitit 2026.

Ai theksoi se sa herë që Berisha thirret në prokurori, PD organizon protesta, duke e cilësuar këtë si hipokrizi.

Balla kujtoi rastet historike kur PD ka protestuar pas vendimeve ndaj Berishës, nga hiqja e imunitetit në 1998, viza amerikane në 2019, dhe masa të tjera në 2023.

Ai shtoi se protesta është legjitime, por qytetarët duhet të vlerësojnë qëllimin e saj dhe kontekstin politik.

“Një gjë e dinë shqiptarët, që nga 1998, kur kuvendi i hiqte imunitetin e Berishës janë thirrur në protestë, kur sot SPAK i dorëzon një fletëthirrje, pas një situate më qesharake nuk ka parë që shkon te sekretaria e kuvendit, te zyra e grupit parlamentar të PD-së që t’i dorëzojë një zarf dhe sekretaria e PD thotë se nuk e pranojmë.

Apo te selia nuk e pranojmë. Por megjithatë, në 1998 i hiqej imuniteti kishte protesta. Në 2019, kur i hiqej viza amerikane, PD linte mandate dhe shkonte në protestë.

Në 2023, kur sërish drejtësia merr një masë ndaj tij, prapë protesta. Edhe sot ur zotëria thirret si person që ka dijeni, të gjithë jemi thirrur në prokurori për të dhënë informacion mbi çështje që kemi djeni.

Ka edhe kolegë të mi që shkojnë për çështje ose nën hetim dhe nën akuzë, dhe këta dashnorët e drejtësië së se kur bie fjala për kërkesa ndaj kundërshtarëve, ta tundin kërkesën në sy dhe thënë ku është filani.

Po ky filani? Protesta është legjitime, por ky është diskutim që mendoj se  e bën në mendjen e tij çdo qytetar: proteston kur të thirr ty drejtësia, dhe kërkon protesta sikundër atij që e ka thirrur drejtësia.

Kjo është hipokrizi, që dihet se si shkon fati i tyre. Zgjedhjet e radhës vijnë dhe vazhdon thellon diferencën me humbjen pararendëse.”, tha ai.