Vendosni fjalën kyçe....

Rrogozhinë/ Përplasi për vdekje me makinë 2-vjeçaren, arrestohet i riu


I riu i cili përplasi me makinë për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë ka rënë në prangat e Policisë Rrugore.

Ndaj 24-vjeçarit rëndon akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

E mitura ndërroi jetë si paasojë e plagëve të marra.

 “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.