
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se opozita do të nisë nga e hëna një iniciativë të quajtur “platforma parlamentare”.
Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri theksoi se platforma do të zhvillohet përpara kryeministrisë dhe e përshkruan si alternativën e vetme, duke shtuar se parlamenti aktual kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat.
Berisha nënvizoi se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik:
“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare.”
Platforma pritet të vijojë me aktivitete të tjera publike dhe debate mbi çështje kryesore të qeverisjes dhe buxhetit.