Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me lëndë plasëse në një restorant në Kamëz, raportohen vetëm dëme materiale


Rreth orës 02:20 të mëngjesit, në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, një sasi e dyshuar lënde plasëse shpërtheu në ambientet e jashtme të një biznesi. Nga ngjarja u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policise: 

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.