
Kryeministri Edi Rama theksoi se Tirana ka nevojë për shërbime dhe jo për qeverisje me delegim, duke garantuar vazhdimësinë e punës së qeverisë në kryeqytet.
Rama tha se Ogerta Manastirliu do të mbetet kandidatja e PS për të drejtuar bashkinë e Tiranës, kurdo që të mbahen zgjedhjet.
“Njerëzit që jetojnë në këtë qytet duan shërbimet, rrugën, kopshtin, çerdhen, pastrimin etj, gjë që ne duhet të bëjmë çmos t’i kenë dhe duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë e kësaj detyre, jemi edhe sot këtu, së bashku me Ogertën që ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet së bashku me Delinën, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit që ka barrën e drejtimit politik të skuadrës së deputetëve apo të përfaqësuesve të PS në këtë njësi dhe natyrisht së bashku me ju.”, theksoi Rama.