Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet në ecje makina në rrugën Shkodër-Hani i Hotit


Një makinë është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hani i Hotit. Drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe është larguar duke braktisur makinën shkruan BW.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut ndërsa mjeti është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.

Njëra anë e makinës është dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.

Ndërkohë pesë plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.