Vendosni fjalën kyçe....

Ndërhyrja në fasadën e Muzeut Historik nxit polemika, sqaron Ministria e Kulturës: Solidaritet e ndërgjegjësim për gratë me kancer


Ndërhyrja në mozaikun në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar ka ngjallur reagime e polemika në rrjetet sociale.

Gruaja që qëndron në qendër të mozaikut është shfaqur pas ndërhyrjes pa flokë, duke bërë që në rrjetet sociale të ketë polemika.

Ministria e Kulturës ka sqaruar se ndërhyrja e artistes Blerta Kambo është në shenjë solidariteti me gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit.

“Fasada e Muzeut Historik Kombëtar merr sot një dimension të ri përmes ndërhyrjes artistike “Dielli i Ditës Tjetër” të artistes Blerta Kambo, e cila lidh trashëgiminë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor në një mesazh solidariteti, guximi dhe shprese. Mozaiku monumental “Shqipëria” bëhet hapësira ku historia dhe arti bashkëkohor ndërthuren, ndërsa figura ikonike e gruas me xhubletë rikontekstualizohet me një gjest të fuqishëm simbolik në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit. E realizuar me të njëjtën mjeshtëri mozaiku dhe e vendosur përkohësisht pa prekur strukturën origjinale, vepra shërben si një thirrje e qartë për ndërgjegjësim dhe humanizëm, një dedikim për 1 në 12 gra që diagnostikohen me këtë sëmundje.” – shkruhet në sqarimi e ministrisë në faqen e saj në Instagram.

Artistja Blerta Kambo i ka quajtur mizogjini reagimet në rrjetet sociale ndaj saj dhe punës së saj ndërsa thekson se ndërhyrja në mozaik nuk ka të bëjë me LGBTQ+.

“Kjo histori shpifjeje, në fund të fundit, nuk ka lidhje as me LGBTQ+ as me pro-familjes. (Thjesht s’kanë argumente përveç shpifjes që të mbledhin njerëzit në shesh)”. Në përshkrimin tim për këtë projekt shkrova: “Një grua pa flokë fyen mizogjinët, sepse grave nuk u lejohet të duken asnjëherë ‘jo-bukur’. Ne duhet tyëe vetësakrifikohemi gjithmonë për të tjerët. E nëse ndodh të sëmuremi, ‘nuk vlejmë’ mër për asgjë. E kjo duhet të ndryshojë.” – shkruak Kambo në Instagram.