
Shqipëria luan nesër në mbrëmje ndeshjen e fundit në grup ndaj Anglisë.
Edhe pse ndaj një kundërshtari elitar, trajneri Silvinjo pritet të bëjë ndryshime në formacion duke u dhënë mundësinë të luajnë lojtarëve të rinj.
Vendi i dytë është siguruar dhe Shqipëria e ka mendjen nga ndeshja play-off në shortin e datës 20 nëntor.