Vendosni fjalën kyçe....

Kosova bën mrekullinë, mund Slloveninë dhe shkon në playoff-in e Botërorit


Kosova ka arritur një fitore të madhe në fushën e Sllovenisë duke siguruar vendin e dytë dhe një vend në play-off prej nga ku mund të presë biletën për në Botërorin 2026.

Dardanët shënuan dy gola me Fisnik Asllanin në pjesën e parë ndërsa një autogol I Karnicnik në pjesën e dytë vulosi gjithçka. Sllovenia luajti që prej minutës së 53-të me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Stojanovic.

Pas kësaj fitoreje Kosova mban vendin e dytë me 10 pikë ndërsa Sllovenia të tretin me 3 pikë.

Kreu mbahet nga Zvicra që mundi Suedinë mbrëmjen e sotme 3-1. Tre ditë më vonë, më 18 dhjetor, Kosova pret Zvicrën ku pavarësisht një fitoreje nuk do mund ta rrëmbente kreun për shkak të golaverazhit tejet pozitiv të zvicerianëve.