Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria në play-off të Botërorit, përballet me Anglinë në Tiranë


Kombëtarja shqiptare ka siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Kupës së Botës, pas fitores 0-1 ndaj Andorrës, duke e mbyllur Grupin K në vend të dytë.

Të dielën, në orën 18:00, Shqipëria pret Anglinë në “Air Albania”, një sfidë që matematikisht nuk ndryshon renditjen, por mbetet prestigjioze për të dy ekipet.

UEFA ka vendosur që në Tiranë të gjykojnë arbitrat nga Italia

Kryesori Marco Guida do mbështetet nga ndihmësit Giorgio Peretti, Alessio Berti dhe Simone Sozza. Në VAR do jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini. Shqipëria dhe Anglia janë përballur 7 herë më parë, me britanikët që kanë fituar të gjitha sfidat.

Takimi i fundit mes tyre ishte më 21 mars 2025, ku Anglia fitoi 2-0, humbja e fundit e kuqezinjve, të cilët që prej asaj dite kanë regjistruar gjashtë fitore dhe dy barazime.