Vendosni fjalën kyçe....

Nuk u paraqit në SPAK, Berisha: U bë që të krijonin lajme, të mbulonin superskandalin e Ballukut



Sali Berisha ka reaguar pas fletëthirrjeve të SPAK për çështjen e 21 janarit, duke pretenduar se nuk i ka marrë dokumentet siç duhet.

Ai deklaroi se i përgjigjet çdo thirrjeje zyrtare nga gjykata apo prokuroria.

Sipas tij, çështja po përdoret për propagandë politike dhe për të mbuluar “skandalin e Luli Ballukut”.

Berisha kujtoi se ka qenë ndër të parët që ka kërkuar hetim të plotë për ngjarjet e 21 janarit.

“Për ju dhe çdo gazetar tjetër që i respektoj. Do t’ju sugjeroja që mos të keqpërdoreni nga njerëz të papërgjegjshëm, të inkriminuar, mashtrues, të cilët e kanë kthyer atë institucion, një seksion të PS.

Nuk e kam rastin për ju, por kam konstatuar keqpërdorim mizor të gazetarëve ndaj këtyre individëve, që më kujton keqpërdorimin që bënin seksionet e sigurimit të shtetit dikur ndaj personave të caktuar.

E kam deklaruar dhe faktuar, se unë i përgjigjem thirrjes të gjykatës, së prokurorisë special, kutodqoftë.

Nuk ka asnjë lloj lëkundje nga unë në këtë qëndrim. Së dyti; ata që e fusin veten për të krijuar, e bëjnë veten në një propagandë banale të turpshme. Ata s’kanë fytyrë.

Atij që i dorëzohet thirrja, i merret firma dhe thotë; e mora Aty ku punoj dhe banoj kam njerëz të përgjegjshëm.

Ata nuk mund të mos firmosin për një dokument dhe mos të ma japin. Por kjo i intereson atij Troplinit. Sot është data 14 nëntorNga data 3 deri në 14 ai dokument mund të vinte në zyrën time 5 herë apo në shtëpinë time.

Nuk ka më….e vetmja që u bë kjo është se lakej dhe puthadorë të qeverisë të krijonin lajme, apo të komentin nëse do të shkojë apo jo.

Që të mbulonin superskandalin e Lubi Ballukut. Njeriu i parë që kërkoi një hetim të plotë të asaj përpjekje të dhunshme për të përmbysur një qeveri të ligjshme, është Sali Berisha.”