Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputetët “zbehin” rregullat klimatike për vitin 2040


Një shumicë e ligjvënësve centristë dhe të krahut të majtë në Parlamentin Evropian miratuan të enjten një propozim për të vendosur një objektiv të ri detyrues klimatik për BE-në. Teksti bën thirrje për uljen e emetimeve ngrohëse të planetit me 90 për qind deri në vitin 2040, dhe është kryesisht një dokument I njwjtw i qëndrimit të miratuar nga qeveritë e BE-së më 5 nëntor.

Objektivi ndahet si vijon: BE-ja duhet të ulw emetimet e brendshme me 85 për qind krahasuar me nivelet e vitit 1990 dhe, në mënyrë të diskutueshme, do t’i lejohet të zhvendosë 5 pikët e mbetura të përqindjes jashtë vendit duke blerë kompensime ndërkombëtare të karbonit.

Një shumicë e anëtarëve të Parlamentit Evropian ranë dakord të mbështesin objektivin e diskutueshëm, me 379 vota pro, 248 kundër dhe 10 abstenime.

Si u ndanë votat

Grupet e qendrës së majtë Socialistët & Demokratët, Renew Europe (liberalët), Të Gjelbrit dhe grupi i skajit të majtë mbështetën miratimin e objektivit të vitit 2040.

Grupet e krahut të djathtë Konservatorët dhe Reformistët Evropianë, si dhe Patriotët e Evropës dhe Evropa e Kombeve Sovrane (skaji i djathtë) votuan kundër, ndërsa qendra e djathtë Partia Popullore Evropiane (EPP) u nda në dysh.

“Ky është një kompromis i fortë që kombinon ambicien mjedisore me konkurrencën ekonomike,” tha Lídia Pereira, eurodeputete portugeze dhe ligjvënëse kryesore në EPP.

Por ndarja brenda EPP po bëhet një shqetësim në rritje për eurodeputetin holandez Gerben-Jan Gerbrandy, i cili ishte ligjvënësi kryesor i Renew për dosjen, sepse e bën të pasigurt shumicën për legjislacionin e ardhshëm klimatik, shkruan Politico.

“Të katër krerwt e grupeve u zotuan të mbështesin objektivin dhe në fund e realizuan, por ka qenë jashtëzakonisht ngushtë me mjaft shmangeie brenda EPP dhe kjo është sigurisht shqetësuese.” – tha ai.