Vendosni fjalën kyçe....

BBC po shqyrton pretendimet për një tjetër manipulim të fjalimit të Trump më 6 janar në Kapitol


BBC është zhytur në krizën e saj më të madhe në dekada pasi dy udhëheqës të lartë dhanë dorëheqjen pas akuzave për anshmëri, duke përfshirë mënyrën se si një fjalim i Trumpit u montua në mënyrë manipuluese në një dokumentar të Panorama.

Trump ka kërcënuar me një padi 1 miliard dollarë kundër transmetuesit publik për doumentarin. The Telegraph, e cila fillimisht e zbuloi skandalin, raportoi të enjten se një tjetër program i BBC-së, Newsnight, gjithashtu redaktoi në mënyrë selektive pamjet e të njëjtit fjalim, në një reportazh të transmetuar në qershor 2022, dy vjet para redaktimit të Panorama.

Gazeta tha se redaktimi i Neësnight ishte i ngjashëm me versionin e Panorama.

“BBC e mban veten në standardet më të larta editoriale,” tha një zëdhënës i BBC-së në përgjigje të raportit të fundit të Telegraph.

“Kjo çështje na është vënë në dijeni dhe ne tani po e shqyrtojmë atë.”

BBC kërkoi falje të hënën për dokumentarin Panorama i cili bashkoi tre pjesë të një fjalimi të Trumpit më 6 janar 2021, ditën kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin, duke krijuar përshtypjen se ai kishte bërë thirrje për dhunë.

Avokatët e tij thanë se BBC duhet të tërhiqte dokumentarin e saj deri të premten ose të përballej me një padi për “jo më pak” se 1 miliard dollarë.

Ata kërkuan gjithashtu që BBC të kërkonte ndjesë publike dhe të kompensonte Trumpin për atë që thanë se ishte “dëm dërrmues reputacional dhe financiar”, sipas një letre, e parë nga Reuters.

BBC ka thënë se po shqyrton se si do përgjigjet.