
Policia e Tiranës, Komisariati nr.4, ka sekuestruar 2.2 kilogramë kokainë në zonën e Institutit.
Lënda narkotike dyshohet se ka ardhur nga Spanja dhe do të shitej në doza të vogla në lagjen Fresk.
Dy të arrestuarit, dy kushërinj, kanë tentuar të shpëtojnë nga policia gjatë kontrollit, por u kapën në afërsi të shinave të trenit në zonën e Institutit.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrjetin e shpërndarjes dhe burimin e saktë të drogës, ndërsa lënda e sekuestruar do të dërgohet për analizë laboratorike.