
Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj për dosjen e Sterilizimit.
Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre e veprime që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit përmes koncesionit të Sterilizimit të fituar nga kompania e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili ndodhet në burg.
Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve të Beqajt. Senaca e radhës është lënë për në datën 27 nëntor në orën 11 të paradites.