Vendosni fjalën kyçe....

Rama njofton ndërtimin e 7 anijeve në Pashaliman: Shqipëria do të furnizojë Italinë dhe vendet e tjera


Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes kompanisë shtetërore italiane Fincantieri dhe asaj shqiptare KAYO, do të ndërtohen të paktën shtatë anije në Pashaliman.

Ai theksoi se projekti është pjesë e një bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe aftësimin profesional të të rinjve shqiptarë.

“Nuk janë dy anije të vogla, as dy varka, sepse kur bëhet fjalë për varka është lajm negativ. Por mbi të gjitha janë 7 anije që do të ndërtohen në Pashaliman nga një kompani italo-shqiptare. Pala italiane do të jetë Fincantieri, pala shqiptare KAYO. Kjo do të krijojë vende pune, do t’u japë njohuri të rinjve shqiptarë dhe do të furnizojë Italinë, Shqipërinë dhe vendet e tjera sipas nevojës”, tha Rama gjatë prezantimit të marrëveshjes.

Ai shtoi se kjo iniciativë është një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin e industrisë detare shqiptare dhe për forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjik me partnerët italianë.