
Minatorët e minierës së Spaçit ishin sot në Komisionin për Drejtat e Njeriut në Kuvend. Gjatë takimit u fol mbi kushtet e punës dhe shkeljet e mundshme nga kompania private që përdor minierën.
Kreu i grupit parlamnetar të PD-së Bardhi, tha se problemi kryesor është shfrytëzimi i pasurisë publike e cila duhet të respektojë Kushtetutën e vendit dhe ligjet e tij. Bardhi theksoi se ndërkohë që kompania private nxjerr fitime të majme falë djersës së punëtorëve, të drejtat e të cilëve duhet të respektohen deri në fund, shkruan BW.
“Kushtetuta garanton punonjësve të drejtën për t’u organizuar në sindikata. Të pushosh qytetarët nga puna për shkak të organizimit sindikal përbën shkelje të hapur të kontratës dhe të ligjit.” tha Bardhi.
Demokrati theksoi se ishte i shqetësuar për raportimet se përfaqësues të ministrisë kanë intimiduar protestuesit, duke e cilësuar një veprim të papranueshëm dhe kriminal.