
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK. Ende nuk janë bërë publike arsyet e kësaj thirrjeje nga prokurorët e posaçëm, ndërsa pritet që detajet të sqarohen në vijim.
Kjo është hera e dytë që Ismaili thirret në SPAK, pas paraqitjes së tij më shumë se një muaj më parë, kur u mor në pyetje në lidhje me tentativën për hakerimin e sistemit të këtij institucioni.