Vendosni fjalën kyçe....

GJK cakton datën për padinë e Berishës kundër “arrestit në shtëpi”


Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 17 dhjetor, në orën 10:00, për shqyrtimin e padisë së paraqitur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Seanca do të zhvillohet pa praninë e palëve, duke u bazuar vetëm në dokumentet e dorëzuara nga avokatët dhe institucionet përkatëse.

Në padi, Berisha kërkon që të shpallet antikushtetues vendimi i marrë në shtator dhe dhjetor të vitit 2024, me të cilin ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.