Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Banda kishte në kontroll të plotë aeroportin, dëshmi e narkoshtetit


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzooi  se autorët e atentatit të ndodhur dy ditë më parë në Rinas ishin të lidhur me qeverinë.

Ai u shpreh se nga përgatitja profesionale, autorët mund të konsiderohen edhe anëtarë të Forcave Speciale.

Berisha tha se viktima dhe i plagosuri kishin lidhje me dy ministra të kabinetit të shkuar. Ai e konsideroi ngjarjen një dëshmi të “narkoshtetit”.

“Viktima dhe i plagosuri ishin të  lidhur me dy ministra të kabinetit të shkuar. Ndiqeni me interes. Pas zgjedhjeve Shaljani shpërblehet me spaletat e oficerit të policisë.

Ata që ekzekutuan Gilmando Danin ishin njerëz të qeverisë, më të fuqishëm se viktimat e tyre.

 

Ju e patë, ata tre vrasës mund t’i cilësosh fare mirë anëtarë të Forcave Speciale nga shkalla e përgatitjes.

Mund të jenë edhe vrasës me pagesë por në emër të bandave më të fuqishme të cilëve iu vu në dispozicion aeroporti për të kryer hakmarrjen e tyre.

Banda nuk zgjodhi një rrugë diku larg të ndërtonte pritën, sepse kishte në kontroll të plotë aeroportin, dëshmi kjo e narkoshtetit”, tha ai.