Vendosni fjalën kyçe....

Afera 100 milionë dollarëshe ku dyshohet i përfshirë ish-bashkëpunëtori i tij, Zelensky kërkon shkarkimin e dy ministrave


Presidenti Zelensky dhe ministri i Energjisë Zalushchenko

Presidenti Zelenskiy bëri thirrje të mërkurën për shkarkimin e dy ministrave të kabinetit mes një hetimi për një skemë të dyshuar korrupsioni prej 100 milionë dollarësh që përfshin një ish-bashkëpunëtor tijin, çka ka nxitur zemërim të freskët publik ndaj qeverisë së Kievit në kohë lufte.

Autoritetet anti-korrupsion thanë këtë javë se kishin ndaluar pesë persona dhe identifikuar dy të tjerë ende në arrati, të dyshuar për përfshirje në komplotin e dyshuar për të kontrolluar prokurimet në agjencinë bërthamore Energoatom dhe në ndërmarrje të tjera shtetërore.

Skandali më i madh i korrupsionit në kohë lufte në Ukrainë vjen ndërsa trupat e Kievit, të cilëve u mungon personeli dhe pajisjet, po përpiqen të zmbrapsin avancimet rraskapitëse ruse në fushën e betejës, shkruan Reuters.

Zelensky, ish-bashkëpunëtori i biznesit i të cilit është mes të dyshuarve, tha në një video se korrupsioni në sektorin e energjisë – i dobësuar nga sulmet ajrore të rregullta ruse ndaj infrastrukturës, ishte “absolutisht i papranueshëm”.

Menjëherë pas fjalëve të tij, kryeministrja Yulia Svyrydenko dorëzoi një kërkesë që parlamenti të shkarkonte ministren e Energjisë Svitlana Hrynchuk dhe Mmnistrin e Drejtësisë German Galushchenko, paraardhësin e Hrynchuk në këtë post.

Galushchenko nuk është identifikuar si një nga shtatë të dyshuarit e shpallur këtë javë, por një ish-këshilltar i Galushchenkos është në listë. Ai ka mohuar çdo shkelje.

Zëri i Galushchenkos ishte ndër ato të dëgjuara në një bisedë të regjistruar me disa nga të dyshuarit në këtë çështje, e cila u publikua nga Byroja Kombëtare Anti-Korrupsion e Ukrainës, sipas një burimi të njohur me çështjen.

Ministri nuk iu përgjigj një kërkese të Reuters për koment shtesë.

Hrynchuk, e cila më herët të mërkurën tha se kishte dorëzuar dorëheqjen, ka mohuar çdo shkelje.