
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj, është thirrur në një takim nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, një ditë pas atentatit të rëndë në Rinas ku mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani, i njohur edhe si Sheqeri.
Muçi Shaljani Sheqeri është punonjësi i AMP që ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e djeshme. AMP bëri me dije me një reagim zyrtar, pezullimin e një zinxhiri komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP me urdhër të Merkaj deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të rast.