Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, kryesojnë bindshëm kandidatët socialistë


Në zgjedhjet për bashkinë Mat janë numëruar 4 nga 47 kuti gjithsej. Kandidati socialist Altin Bojni kryeson me 585 vota ose 66% të tyre. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Eduart Brahilika ka 259 vota.

Në Vlorë janë numëruar deri tani 66 nga 231 kuti. Kandidatja socialiste Brunilda Mersini ka 4520 vota ose 79.24%. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD-ja Dionis Sota ka 661 vota kurse Gjergji Nika ka 523 vota.

Në Tepelenë kandidati I PS-ë Gramoz Sako ka deri tani 726 vota ose 85% të tyre kundrejt 118 votave për kandidatin e pavarur të mbështetur nga PD-ja Gabriel Guma.

Në Cërrik janë numëruar 13 kutitë e para ku kryeson bindshëm kandidati socialist Florenc Doka ka 1564 vota krahasuar me 266 vota nga kandidati i pavarur i mbështetur nga PD-ja Amarildo Hoxha dhe 211 vota nga kandidati i Shqipëria Bëhet Eligert Hima.

Në Berat gjithashtu kryeson kandidati i PS-së Ervin Ceca i cili ka marrë deri tani 2339 vota krahasuar me kandidatin e pavarur të mbështetur nga PD-ja Pavvlo Shkarpa i cili ka 465 vota.