Vendosni fjalën kyçe....

Përfundojnë numërimet në Bashkitë Berat dhe Cërrik, fitore për kandidatët e PS



Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkitë e Beratit dhe të Cërrikut, ku në të dyja rastet kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste.

Në Bashkinë e Beratit, pas numërimit të 116 kutive të votimit, fitues është shpallur Ervin Ceca nga Partia Socialiste me 13,050 vota, duke lënë pas me 10,443 vota diferencë kundërshtarin e tij Pavllo Shkarpa, i cili mori 2,607 vota.

Pjesëmarrja në votime ishte 19.88%.

Ndërkohë, në Bashkinë e Cërrikut, pas numërimit të 57 kutive, fitues ka dalë kandidati socialist Florenc Doka, me 6,201 vota ose 66.22% të totalit.

Kandidati Eligerti Hima nga “Shqipëria Bëhet” ka marrë 1,275 vota (13.62%), ndërsa Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur i mbështetur nga PD, ka siguruar 1,888 vota (20.16%).

Rezultatet përmbyllin procesin e numërimit në këto dy bashki, duke i dhënë socialistëve fitore të qarta në të dyja garat.