
Pas numërimit të 231 kutive në Bashkinë e Vlorës, kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, ka siguruar një fitore të thellë me 78.4% të votave, duke marrë 15,672 vota.
Kandidati i mbështetur nga opozita, Dionis Sota, ka marrë 2,333 vota (11.7%), ndërsa kandidati i pavarur Gjergj Nikaka siguruar 1,975 vota (9.9%).
Rezultatet paraprake e konfirmojnë Mersinin si fituese të garës për drejtimin e Bashkisë së Vlorës.