
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në pesë bashki të vendit, ku opozita nuk arriti të fitojë asnjërën prej tyre.
Në një deklaratë për mediat, Berisha falënderoi kandidatët e pavarur që morën pjesë në garë, por akuzoi qeverinë për manipulim të procesit zgjedhor, duke e cilësuar atë si një “farsë elektorale”.
“I falënderoj kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen në zgjedhje. Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje. Farsa është farsë, manovra është manovër,” deklaroi Berisha.
Sipas tij, rezultati i procesit tregoi se pushteti aktual “nuk ka as vullnet, as aftësi për të organizuar zgjedhje të ndershme dhe demokratike”, duke theksuar se situata politike në vend kërkon “ndryshim rrënjësor në mënyrën si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri”.