
Deputetët e PD-së do bojkotojnë mbledhjet e nesërme të Komisioneve Parlamentare.
Shkak për këtë është refuzimi i socialistëve për të votuar ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara prej opozitës.
“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin e Bardhit.