
Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në Milano ndaj Lacios 2-0 duke u ngjitur në krye të renditjes me pikë të barabarta me Romën. Zikaltrit e kanë marrë veten pas disa luhatjesh dhe tani kanë treguar se janë ndër favoritët kryesore për titullin kampion.
Lacio nga ana e saj mban një vend në mesin e renditjes dhe zor se do jetë në gjendje të luftojë për një vend në Kupat e Evropës.
Në Francë PSG-ja ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Lion-it në transfertë 2-3. Suksesi është mjaft i rëndësishëm duke qenë se vjen ndaj një rivali të drejtpërdrejtë. Këtë sezon kreu i renditjes është mjaft i ngjeshur dhe PSG-ja nuk pritet ta ketë të lehtë luftën për titullin kampion.
Barcelona ka mundur të zgjohet më në fund duke mundur Celta Vigon në transfertë 2-4. Katalanasit që kanë tre pikë më pak se Reali i Madridit duhet të bëjnë sa më pak hapa fals nëse duan që të mbajnë ritmin e rivalëve në garën për titullin.