Vendosni fjalën kyçe....

“Asnjë forcë turke nuk do lejohet në Gaza” – Zëdhënësja e Netanyahut (Video)


Zëdhënësja e kryeministrit izraelit Netanyahu tha sot se në Gaza nuk do lejohet asnjë forcë turke.

Ajo e bëri të qartë se veçanërisht forcat turke nuk do lejohen si pjesë e frocës ndërkombëtare të stabilizimit.

“Nuk do ketë asnjë forcë turke në Gaza, as në të shkuarën, as në të tashmen, as në të ardhmen.” – tha ajo për mediat e huaja.

Gaza është aktualisht në armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.