
Milan ka shpërdoruar mundësinë për të marrë tri pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Parmës, duke u ndalur në një barazim 2-2 në javën e 11-të të Seria A.
Skuadra e Allegrit, që kishte udhëhequr me 0-2 falë golave të Salamakers dhe Leao-s, nuk arriti të ruante avantazhin, pasi Bernabe dhe Prato rikthyen baraspeshën për vendasit.
Në një tjetër sfidë të rëndësishme, Juventusi nuk shkoi përtej barazimit 0-0 kundër Torinos.
Përballë një mbrojtjeje të fortë dhe me Asllanin dhe Ismajlin që spikaten në fushë, bardhezinjtë patën rastet e tyre, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
Ky është barazimi i dytë radhazi për Juventusin në tre ndeshjet e fundit nën drejtimin e Spallettit.
Rezultatet e kësaj jave lënë Milanin me nevojë për rikuperim në renditjen e Seria A, ndërsa Juventus do të kërkojë më shumë në sfidat e ardhshme për të rikthyer ritmin e fitoreve.