Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet si pjesë e grupit që do vriste Indrit Doklen, Gjykata e Posaçme rrëzon SPAK-un për pasuritë e Elvin Merlikës


Në foto: Indrit Dokle

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për konfiskimin e pasurive të shtetasit Elvin Merlika dhe tetë personave të lidhur me të, të cilët janë në hetim pasuror.

Elvin Merlika dyshohet si pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles.

Ai akuzohet nga SPAK se ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Dokles, në bashkëpunim.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani vendosi:

  1. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të pabazuar në ligj dhe në prova.
  2. Revokimin e sekuestros të caktuar në kuadrin e procedimit pasuror Nr. 2 të vitit 2022 me vendimin Nr. 4, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e pasurive të sekuestruara pronarëve të tyre”,thuhet në vendimin e GJKKO.

Në janar 2025, SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të.

Sipas SPAK se pasuritë e sekuestruara të tij janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe janë vënë përmes veprimtarisë kriminale.