Vendosni fjalën kyçe....

“Po i vini kazmën familjes shqiptare me ligjin për barazinë gjinore, ka vetëm burrë e grua” – Berisha


Kreu i PD-së akuzoi socialistët se nëse miratojnë projektligjin “Për Barazinë gjinore” do i vënë kazmën familjes shqiptare.

Ai tha se miratimi i projektligjit është një eksperiment i rëndë me shqiptarët dhe shkelje e rëndë e Kushtetutës.

“As dje as sot dhe gjer minutën e fundit të jetës sime përveç Atij që sheh gjithësinë njeri tjetër mbi tokë nuk mund të censurojë Sali Berishën. Jeni kthyer në personazhe mjerane. Doni të mbuloni një ligj që i vë kazmën familjes shqiptare. Si do shkoni te fëmjët tuaj që keni votuar që kur t’i çoni ata në kopsht djali që zgjedh tollumbacen e verdhë të marrë hormone për gjininë. Familja jonë ka qenë një mburojë e jashtëzakonshme e këtij kombi. Kjo familje mbrojti shqiptarët nga një katastrofë e tmerrshme që i ndodhi shqiptarëve pas vitit 1990. Predikoni standarde që nuk I ka asnjë vend I BE-së. Sillni ligjin e Gjendjes Civile ta votojmë që ta caktojmë dy gjini, burrë e grua. Kur thua shumë gjini, ke futur një pafundësi gjinish duke eksperimentuar me shqiptarët. Ju sot përmbysni Kushtetutën që thotë se rendi juridik i vendit përcaktohet nga binariteti, burrë e grua, shtyllë e familjes.” – tha Berisha.