Vendosni fjalën kyçe....

Kazakistani do i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit


Kryeministri izraelit Netanyahu dhe presidenti i atëhershëm i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, në Astana, 14 dhjetor 2016
Kazakistani, i cili ka pasur marrëdhënie diplomatike me Izraelin që nga viti 1992, është vendi që pritet të shpallet si nënshkruesi më i fundit i Marrëveshjeve të Abrahamit, raporton faqja e lajmeve Axios.

Vendi i Azisë Qendrore ka një ambasadë në Tel Aviv, kështu që bashkimi i Kazakistanit me marrëveshjet do jetë një lëvizje simbolike, shkruan Times of Israel.

Zyrtarë amerikanë i thonë Axios-it se njoftimi synon të përmirësojë pozicionin e Izraelit në botën Arabe dhe Islamike pas luftës në Gaza.

“Kjo do të tregojë se Marrëveshjet e Abrahamit janë një klub në të cilin shumë vende duan të anëtarësohen dhe do të jetë një hap për të kthyer faqen pas luftës në Gaza dhe për të shkuar drejt më shumë paqeje dhe bashkëpunimi në rajon,” thotë një zyrtar.

Marrëveshjet përfshijnë vendet arabe dhe myslimane që kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, të ndërmjetësuara fillimisht nga presidenti amerikan Donald Trump në fund të mandatit të tij të parë në vitin 2020.