Vendosni fjalën kyçe....

Kapri kritikon mungesën e Ballukut në Kuvend: Po shkelni Kushtetutën


Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, kritikoi mungesën e zëvendës-kryeministres Belinda Balluku në seancën e Kuvendit, duke akuzuar qeverinë se po shkel Kushtetutën.

Kapri theksoi se kërkesat për interpelancë të paraqitura nga Agron Shehaj dhe grupi i PD-së nuk janë pranuar, ndërkohë që Balluku merr miliona euro, por nuk paraqitet në Parlament për t’iu dhënë llogari.

“Ju sot po shkelni Kushtetutën. Në kalendarin e sotëm, mungon kryeministri që nuk dihet se nga është dhe zv, e tij. Qindra miliona euro i merr zëvendësja e tij, por ajo nuk vjen në parlament as kur bën kërkesa për interpelancë edhe kur ka ligje qe merren direkt e të. Halli dihet se nëse Balluku vjen, gjëja e parë që do të pyetet është ‘kush është personi … që e kërcënon atë?’

Ka tre javë që Agron Shehaj ka paraqitur kërkesën për interpelancë me zv,kryeminsitren, asnjë përgjigje. Refuzuat dhe kërkesën për interpelancë urgjente me grupin e PD. A është detyrim kushtetues që të vijë ajo këtu dhe të japë llogari?”, tha Kapri.