
Ilirjana Nano është zgjedhur kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ me 116 vota pro, 2 abstenuar dhe 2 kundër, gjatë një votimi të fshehtë në Kuvend.
Përveç saj, deputetët votuan edhe për anëtarët e tjerë të komisionit.
Arben Ristani mori 111 vota pro, 2 abstenuar dhe 7 kundër, Dritan Çaka u votua me 116 pro, 2 abstenuar dhe 2 kundër, Bledar Skënderi mori 113 vota pro, 1 abstenuar dhe 5 kundër, ndërsa Helga Vukaj u votua me 112 pro, 3 abstenuar dhe 6 kundër.