
Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në veriperëndim të qytetit të Ksanthit, në Greqi.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet ndodhën në orën 09:16, me një thellësi fokale prej 5 kilometrash dhe epiqendër rreth 12 kilometra në veriperëndim të Ksanthit.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.
Tërmeti është ndier edhe në zonat përreth, por autoritetet lokale bëjnë me dije se situata është nën kontroll.