Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku kundër diskutimit të projektbuxhetit pa paketën fiskale: Është një standard që nuk e shkelim dot


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kundërshtuar mënyrën e paraqitjes së projektbuxhetit në konferencën e kryetarëve, duke theksuar se nuk mund të diskutohet pa paketën fiskale që e shoqëron atë.

Sipas Tabakut, ky është një precedent i paprecedentë në historinë parlamentare dhe bie ndesh me standardet e vendosura për transparencën dhe përmbajtjen e buxhetit.

“Projektbuxheti vjen me një paketë fiskale. Nuk ka ndodhur në parlament që ne kemi pasur. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që projektbuxheti të paraqitet pa një paketë fiskale. Ndryshimet e taksave janë reflektuar. Është një standard që nuk e shkelim dot.”

Ajo shtoi se pa paketën fiskale nuk mund të kuptohet impakti real i buxhetit dhe nuk mund të bëhet një analizë e plotë e treguesve makroekonomikë.

“Çfarë do miratojmë ne këtu kur nuk kemi një paketë fiskale? Çfarë do të miratojmë ne këtu? Para tre viteve kemi pasur një debat shumë të gjatë dhe një precedent shumë negativ nga ana e qeverisë, ku qeveria u tërhoq dhe solli edhe paketën fiskale. Nuk mund të nisim diskutimin pa paketën fiskale. Impakti i paketës fiskale përcakton kuadrin makro dhe treguesit që reflektohen këtu në buxhet” – tha Tabaku.