Vendosni fjalën kyçe....

“Rama mori ideologjinë marksiste të Sorosit mbi gjininë për ta futur në Shqipëri, duhet referendum” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe deputetët socialistë për kalimin në komisionin parlamentar të ligjit për barazinë gjinore.

Sipas tij, ligji në fjalë është mashtrim pasi ka në thelb futjen e ndryshimit të përkufizimit mbi gjininë sipas idelogjisë marksiste të Sorosit, edhe në Shqipëri.

“Këta kanë marrë ideologjinë marksiste të Sorosit dhe duan të fusin këtu. “ëoke Culture”, duan të ndryshojnë përkufizimin për gjinitë. Qëndrimi ynë si PD është se ligjet që kundërshtohen nga komunitetet fetare në vend nuk i votojmë. Besoj shumë se morali njerëzor më shumë se çdo gjë tjetër është i bazuar në parimet e librave të shenjtë. Ne nuk merremi në mënyrë absolutë me orientimin seksual të askujt, por ne nuk shpërfytyrojmë gjininë. Jemi të përgatitur të mbrojmë barazinë gjinore dhe të vërtetën, nuk jemi për diskriminimin e burrit nga gruaja, të nënës nga babai. Por ne u përmbahemi vlerave hyjnore të njeriut. Kjo çështje donte minimumi një referendum. Le ta votojnë sa të duan, kyr të vijmë në pushtet do e abrogojmë menjëherë.” – tha Berisha.