Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët i rikthehen protestave para ‘Bankers’, Sindikata: Presim zgjidhje nga Ministria e Ekonomisë


FIER- Me pankarta dhe flamuj në duar, naftëtarët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, për rritjen e pagave dhe trajtim të drejtë e të barabartë për çdo naftëtar.

Ditën e enjte pritet të zhvillohet një takim në Tiranë mes naftëtarëve dhe kompanisë Bankers Petrolium, ku shteti do të përfaqësohet si ndërmjetësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Punës.

“Shpresojmë që kompania të reagojë, në të kundërt nuk do të ndalemi me denoncime”, deklaroi grevisti Dritan Rrapushi.

Naftëtari Nikolin Alushaj theksoi se puna në fushë vijon normalisht, por “meritokracia duhet të vendoset si standard”.

Më herët naftëtarët kanë zhvilluar grevë urie për dy javë por pa arritur marrëveshje me kompaninë kineze të naftës “Bankers Prolium.