Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizje në ministrinë e Arsimit dhe Ekonomisë, lirohen nga detyra dy zv.ministre

Me vendim të Këshillit të Ministrave të tjera ndryshime janë bërë në kabinetin qeveritar.

Armela Baka është emëruar zëvendëskryeministre e Arsimit, duke zëvendësuar në detyrë Endrit Hoxhën.

Nga detyra është liruar zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Sokol Duma dhe në vend të tij është emëruar Martin Kajo.

Gjithashtu ndryshime janë bërë dhe në prefekturën e qarkut të Shkodrës dhe të Gjirokastrës. Nga detyra në Shkodër është liruar Majlinda Angoni, e cila do të zëvendësohet nga Holta Duda. Ndërkohë në Gjirokastër,  Odise Kote është liruar nga detyra dhe do të zëvendësohet nga Albana Hasanaj.

Vendimet e Këshillit të Ministrave:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.