Vendosni fjalën kyçe....

Pr.buxheti 2026/ 8.8 miliardë euro, 100 mln euro për pensionet, 135 mln euro rimbusimi i ilaçeve


Me një buxhet prej 8.8 miliardë eurosh, qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale dhe investimeve publike. 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve. Fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro.

Të ardhurat e planifikuara kapin vlerën e 823 057 milionë lekëve, shpenzimet 886 764 milionë lekë, ndërsa deficiti buxhetor parashikohet 63 707 milionë lekë. Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro, një ulje e lehtë krahasuar me 123 milionë eurot e këtij viti.

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga plani i rritjes me BE).

Shpenzimet buxhetore për vitin 2026 programohen në masën 886.8 miliardë lekë ose rreth 31.9% e PBB duke rezultuar rreth 55 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025.

 Në shpenzimet buxhetore për periudhën 2026-2028 sigurohen burimet e nevojshme për arritjen e angazhimit të qeverisë për rritjen e pensionit minimal në nivelin e 200 euro në muaj dhe atij mesatar në nivelin e 400 euro në muaj. Krahas kësaj politike, parashikohet financimi i plotë i efektit të rritjes së pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj.

Për herë të parë, parashikohet edhe indeksimi i pagave të administratës publike në masën 2.5% duke filluar nga data 1 janar 2026.

Gjithashtu, për vitin 2028 janë parashikuar efektet buxhetore të rritjes së pagës minimale në nivelin 60 mijë lekë në muaj, e shoqëruar me indeksimin e pagave në administratën publike me inflacionin e pritshëm të vitit paraardhës.

 

Buxheti për vitin 2026

Të ardhurat 823 057 milionë lekë

Shpenzimet 886 764 milionë lekë

Deficiti 63 707 milionë lekë