Vendosni fjalën kyçe....

Marta Kos kundër anëtarësimit të Shqipërisë pa të drejtë veto: Nuk duhet të ketë dy kategori


Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka kundërshtuar idenë që një vend të bëhet anëtar i BE-së pa të drejtë vetoje, duke theksuar se një qasje e tillë do të krijonte standarde të dyfishta brenda unionit.

E pyetur nëse kjo formulë mund të aplikohet për Shqipërinë, Kos u shpreh prerë:

“Nuk ka debat sa i takon ndërprerjes së të drejtës së vetos. Për mua nuk duhet të bëjmë që një vend anëtar të ketë dy kategori.”

Në lidhje me ecurinë e negociatave të anëtarësimit, ajo u shpreh optimiste për mundësinë e mbylljes së kapitujve deri në vitin 2027, por paralajmëroi se kjo kërkon përkushtim dhe përmbushje të reformave të nevojshme.

“Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, pra procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027 është i mundur, por ka ende shumë punë për të bërë. Po flasim për mbylljen e negociatave. Pra kërkon deri në dy vjet procesi i ratifikimit që një vend të bëhet anëtar” – tha Kos.