
Pesë nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese votuan sot pro rikthimit në detyrë të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndërsa tre prej tyre, mes të cilëve edhe kryetarja Zaçaj votuan kundër.
Pro rikthimit të Veliajt votuan anëtarët Sandër Beci, Ilir Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Mariana Semini ndërsa kundër Holta Zaçaj, Sonila Bejtja e Gent Ibrahimi.
Rikthimi i Veliajt në detyrë rrëzon shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak dhe anulon zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.