
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha sot se PD-ja e sulmon SPAK-un për shkak të dosjeve që ka aty kreu i saj Berisha.
I pyetur pse nuk ka ende asnjë emër për Avokatin e Popullit, ai tha se PS po kërkon të gjejë konsensus me opozitën për këtë çështje.
“Unë ju thashë që qasja jonë në raportimin e institucionit të pavarur përgjatë seancave të së hënës dhe të enjtes ishin shumë domethënëse për publikun. Se si një parti e marrë peng sulmon SPAK-un për shkak të dosjes të kryetarit.” – tha Balla.