
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, deklaroi se në çështjen “Partizani” është ngritur “një piramidë mashtrimesh”.
Berisha tha se paraqitet sa herë që thirret nga SPAK dhe se është i hapur për çdo hetim.
Berisha shtoi se dhëndri i tij kishte përfituar “vetëm 64 euro”, ndërsa theksoi se ndaj tij nuk ka asnjë akt korrupsioni.
“Në çdo fletë-thirrje që të më vijë, unë paraqitem në SPAK. Kam konceptet e mia unë. Jam i hapur. Siç isha. Ua faktova juve.
Këta ndërtuan një piramidë mashtrimi për dosjen Partizani. U tha se toka ishte publike. Ndërkohë në fletoren zyrtare ishte private.
Në fletore thuhej se toka nuk ishte e shpronësuar. Sali Berisha nuk kishte firmosur kurrë një vendim me emër.
Dhëndri im kishte përfituar vetëm 64 euro. Por a më dëmtoi kjo mua? Jo. Unë jam ky që jam. Më ndihmuam me vettingun. Nxorën se akt korrupsioni pasiv për Berishën, se vajza e tij i ka paguar 1 javë pushime nënës dhe babait të vetë, apo dhe një ndihmë mjekësore.
Apo ka ndihmuar 3 fëmijë në nevojë, autikë në qendrën ku punon bashkëshortja ime. Jam i hapur. Në çdo çështje do të dal kështu, siç kam hyrë. Qëndrova si flamur. Nderova detyrën dhe flamurin.”, tha ai.