Vendosni fjalën kyçe....

Meta komenton Aktin Normativ: Rilindja po shkatërron sektorët jetikë të vendit



Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj Aktit Normativ të qeverisë, duke e cilësuar atë si “përpjekjen e fundit të Rilindjes për të shkatërruar sektorët jetikë të vendit”.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ky akt ul fondet për bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë, tre nga sektorët më të rëndësishëm për qytetarët.

“Heqja e fondeve nga bujqësia, arsimi dhe shëndetësia për t’i kaluar në projekte aventureske të mbikëqyrura nga kompani të lidhura me qeveritarët tregon fytyrën kriminale të një qeverie që mendon vetëm për vjedhje dhe jo për interesin publik,” shkruan Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë e mbyll reagimin e tij me një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai “nuk ka pasur kurrë prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm babëzinë për pushtet dhe pasuri”.